Botë

Australi, trazira në një qendër azilkërkuesish

09.11.2015 12:45

Zyrtarët australianë të migracionit kanë konfirmuar për trazira në qendrën e paraburgimit në territorin australian, në ishullin Christmas...

Ata kanë raportuar për dëme materiale, por jo edhe për viktima. Është raportuar se rojet kanë braktisur objektin pas shembjes së rrethojës dhe shpërthimit të zjarrit.
 
Trazirat kanë filluar pas vdekjes së një azilkërkuesi, të identifikuar nga avokatët si një refugjat iranian, i cili ishte arratisur nga objekti, të shtunën.
 
Trupi i tij u gjet mbrëmë  në fund të shkëmbinjve në ishull. Shkaku i vdekjes së tij është nën hetime.
 
Christmas Island, në një farë mënyre ndan të burgosurit që kërkojnë azil politik, shumica prej të cilëve të ardhur nga vendet në konflikte të armatosura në Lindjen e Mesme dhe Azi, nga të huajt të cilët përballen me dëbim nga vendi për shkak të krimeve të ndryshme. 
 
Azilkërkuesit janë një çështje e nxehtë politike në Australi. Qeveritë e njëpasnjëshme kanë premtuar për të ndalur valët e emigrantëve.
 
Shumë të burgosur në ishullin Christmas janë nga Zelanda e Re, në pritje të apelit pas dënimit për krime të ndryshme.
 
Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, u bëri thirrje qytetarëve të tij të distancohen nga dhuna dhe akte të tilla të cilat mund të dëmtojnë edhe më tej pozitën e tyre ligjore.
 
GAZMEND REXHEPI