Basketboll
Cleveland e Oklahoma fitojnë, humbin Lakers
09.11.2015 13:03
NBA-ja ka vijuar edhe sot me takimet e radhës në kampionat, ku bie në sy fitorja e 6-të radhazi për ekipin e Cleveland...

NBA-ja ka vijuar edhe sot me takimet e radhës në kampionat, ku bie në sy fitorja e 6-të radhazi për ekipin e Cleveland, që mundi 101-97 Indianën.
Por LeBron me shokuë vuajnë shumë prë të dalë fitues nga kjo sfidë, pasi miqtë rivalizojnë me George (32 pikë) dhe Ellis (25 pikë). Për Cavaliers u dallua LeBron James me 29 pikë, mbështetur edhe nga Love me 22 pikë e 19 rebaund.
Humbasin Lakers dhe Kobe Bryant, që detyrohen të “dorëzhen” para Carmelo Anthony, autor i 24 pikëve, më i miri në fushë. Bryant e Hibbert realizuan nga 18 pikë secili, por s’mjaftuan për të evituar humbjen e 5-të në kampionat.
Rikthehet te fitorja Oklahoma, që mundi 124-103 Phoenix, në një ndeshje pa shumë histori dhe komanduar nga Thunder. Durant realizoi 32 pikë, një lider në fushë, por mbështetur më së miri nga Westbrook e Kanter, me nga 21 pikë secili.
28 pikët e 11 asist të Bledsoe mbetën për statistikë për miqtë.
Jashtë fushe fiton edhe Miami, që mundi 96-76 ndaj Torontos, një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë. Bosh realizoi 23 pikë, mbështetur nga Whiteside me 20 pikë e 11 rebaund.
Fiton edhe Detroit, që mposhti 120-103 Portland, një sfidë ku Jackson bëri mrekullinë, duke realizuar 40 pikë. Por lider në fushë ishte Drummond me 29 pikë e 27 rebaund.
