Tenis

Djokovic nuk fal Murray, fiton edhe në Paris

09.11.2015 13:07

Tenisti serb Novak Djokovic vijon sezonin e shkëlqyer, duke triumfuar edhe në turneun e fundit Masters të këtij viti, atij të Parisit...

Tenisti serb Novak Djokovic vijon sezonin e shkëlqyer, duke triumfuar edhe në turneun e fundit Masters të këtij viti, atij të Parisit, duke mundur 2-0 në finale britanikun Andy Murray.

Një fitore e lehtë e tenistit serb, numrit 1 në botë, që pati epërsi gjatë gjithë kohës, duke i dominuar të dyja setet, të fituara me shifrat 6-2, 6-4. Më i bukur seti i dytë, ku britaniku u përpoq të rihapë ndeshjen dhe të fitojë, por pa rezultat.

Me këtë sukses, Djokovic bëhet tenisti i parë në histori që ka arritur të shkojë në 8 finale Masters brenda një sezoni, duke fituar 6 prej tyre. Për pasojë, ai ka fituar mbi 16 milionë dollarë vetëm, brenda një sezoni.

Dhe mbi të gjitha, ai luajti finalen e 14-të brenda një sezoni, një rekord. Ky është turneu i 26-të Masters i fituar nga tenisti serb, një më pak se Nadal, që mban rekordin me 27 turne Masters dhe turneu i 58-të i fituar në karrierë.