Ilicic dhe Kalinic, rikthejnë Fiorentinën në krye të Serie A
E bukur dhe në vend të parë: Fiorentina e Paulo Sousa-s arrin të fitojë në “Marassi” 0-2 ndaj ekipit të Walter Zengës...

E bukur dhe në vend të parë: Fiorentina e Paulo Sousa-s arrin të fitojë në “Marassi” 0-2 ndaj ekipit të Walter Zengës, të cilët deri përpara kësaj ndeshjeje nuk kishin pësuar asnjë humbje në fushën e tyre. Vendosin Ilicic dhe Kalinic.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10-të të pjesës së parë, kur Zukanovic shkaktoi një faull të panevojshëm pas një prekjeje me dorë në zonën e rreptësisë: Russo nuk ka asnjë dyshim dhe i akordon 11 metërsh Fiorentinës, të cilin Ilicic arrin ta transformojë në gol duke shënuesr kështu golin e tij të katërt në kampionat.
Sampdoria proteston për një karton të kuq të pa dhënë për Vecino, i cili prek me dorë topin në mesfushë në minutën e 28-të: mesfushori vjollcë ishte ndëshkuar më parë me karton të kuq, por “falet” nga gjyqtari Russo.
Në pjesën e dytë vjen edhe goli i dytë i “vjollcave”: e shënon Kalinic, i cili shkon në kuotën e shtatë golave në Serie A.
