Teknologji

9 gjëra që duhet të dini për BlackBerry Priv

09.11.2015 13:16

Telefoni i ri i BlackBerry, Priv është mjaft i mirë. Sipas vlerësimi të “The Verge” është hera e parë që kompania po krijon një telefon të vërtetë Android që ka të gjitha aplikacionet e Android-it, përfshi dhe të Google...

Është telefoni i parë Android që aktualisht ka dhe një tastierë fizike. Dhe diçka tjetër, thotë “The Verge”, çmimi. Ai kushton 699 dollarë, dhe është pak i rëndë për standardet e Android-it.
 
The Verge rendit nëntë cilësi të telefonit të ri të BlackBerry:
 
BlackBerry bëri një përshtatje të mirë të Android;
 
Megjithatë ka ende disa viruse;
 
Dizenjimi i pajisjes është mjaft i mirë;
 
Tastiera e saj fizike është mjaft e përshtatshme;
 
Software i saj është plot me ide të mira;
 
Kamera e Priv është shumë cilësore, por është shumë e ngadaltë;
 
Tastet e tastierës janë mjaft të shpejta;
 
Priv është mjaft i shtrenjtë për një telefon Android;
 
Emri “Priv” ka lidhje me diçka të zgjuar dhe të heshtur, “Privacy dhe Privilege” thotë kompania./Top Channel