Maqedoni

TRT dhe Agjencia “Anadolia”, hapin në Shkup zyrën në shqip dhe maqedonisht

09.11.2015 14:42

U hap sot në Shkup Qendra në gjuhën shqipe dhe maqedonase e Agjencisë “Anadolia” dhe TRT-së...

Në ceremoni morën pjesë zëvendëskryeministri  i Turqisë, Yalçın Akdoğan, kryetari i bordit drejtues dhe drejtori  i përgjithshëm i Agjencisë “Anadolia”, Shenol Kazancı, drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Turqisë, Shenol Göka, zyrtarë nga vendi dhe jashtë, personalitete nga fusha të ndryshme, gazetarë etj. 
 
“Hapja e zyrave të Agjencisë “Anadolia” dhe TRT-së në Shkup është edhe një urë tjetër e formuar mes miqësisë së të dy shteteve dhe këtu nuk do të jemi vetëm zëri i Turqisë në Maqedoni, por do jemi edhe zëri i Maqedonisë nëpër tërë botën”- deklaroi zëvendëskryeministri i Turqisë, Yalçin Akdoğan.
 
“Turqia ka një lidhje shpirtërore të pakushtëzuar me njerëzit në këtë pozitë gjeografike, ndaj dhe ne ndodhemi këtu”- tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë “Anadolia”, Shenol Kazanci.  
 
“Pa dyshim që aktivitetet e këtyre dy institucioneve të Republikës së Turqisë do të kontribuojnë edhe më tepër në përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve”- theksoi ambasadori i R. së Turqisë në Maqedoni, Omyr Solendil.
 
Agjencia “Anadolia” përfaqësohet nga 45 zyra jashtë shtetit, 35 përfaqësi dhe në mbi 80 shtete prej të cilëve publikohen lajme.
 
REJHANE BUSHI-METAJ