Maqedoni

Sekretariati për implementimin e MO-së, grupet e punës analizojnë MO-në

09.11.2015 15:06

Grupet e punës nën organizim të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit vazhdojnë me debatin e hapur, ku si temë trajtohet mosdiskriminimi...

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, shprehet se këto debate janë në funksion të analizës rreth implementimit të MO-së dhe kanë për qëllim vazhdimin e reformave politike dhe sistemore të vendit. 
 
“Pikërisht në funksion të asaj është analiza që të shihen edhe përparimet edhe defektet edhe dobësitë, që të kemi mundësi të ndërtojmë mekanizma, instrumente dhe politika që do të favorizojnë zbatimin e kushtetutës që ka burimin te MO, për të ecë përpara, gjegjësisht për të krijuar kushte më të mira të një implementimi sa më efektiv”- deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e MO-së, Musa Xhaferi.
 
Ditëve në vijim, grupet e punës do të debatojnë edhe për gjuhët, arsimin, bashkësitë e vogla etnike, si dhe për decentralizimin.
 
Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, thotë se pasi që të trajtohen të gjitha temat, grupet e punës, gjegjësisht qeveria do të vendos se cilat konkluza dhe rekomandime do të implementohen për të ndikuar në sistemin shtetëror. 
 
SANIJE KASAMI