Botë
Kosova nuk u votua të jetë pjesë e UNESCO-s
09.11.2015 15:08
Kosova nuk arriti që të bëhet anëtare fuqiplote në UNESCO. 92 shtete kanë votuar pro që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në UNESCO, ndërsa 50 kundër...

Kosovës iu deshën edhe 3 vota që të jetë pjesë e UNESCO-s, mirëpo fushata negative e Serbisë dhe Rusisë i ka bindur një sërë shtetesh që të mos e votojnë Kosovën në UNESCO.
Në Paris, ku po mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, paraprakisht përfaqësuesit e Serbisë fillimisht kanë kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për në vitin 2017, por votimi në UNESCO ka përfunduar dhe ka qenë kundër kërkesës së Serbisë dhe pro që pranimi i Kosovës në UNESCO të jetë pikë e rendit të ditës.
Kundër propozimit të Serbisë kanë votuar 89 shtete, ndërsa për propozimin e saj kanë qenë 59 shtete, e të përmbajtur kanë qenë 22 shtete.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Serbia dhe Rusia nuk ia dolën ta shtyjnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Sipas tij, propozimi serb dhe ai rus u rrëzuan përfundimisht.
GYLTENE SINANI
