Rusi–Iran, marrëveshje për sisteme mbrojtëse antiraketore
Rusia dhe Irani nënshkruan një kontratë dypalëshe, që ngarkon Moskën me detyrën për të furnizuar Teheranin me sisteme antiraketore tokë-ajër “S-300”...

Marrëveshja bërthamore e nënshkruar së fundi mes Iranit dhe fuqive botërore përpara akordit Rusi-Iran, i ka vendosur monarkitë sunite të Gjirit Arabik në situatë tensioni.
Kjo, për shkak se ata i frikësohen faktit që një afrim i Teheranit me Perëndimin mund ta lejojë Republikën Islamike të ndjekë një agjendë ekspansioniste në rajon. Përfaqësuesit rusë thonë se vendet e Gjirit nuk kanë aspak arsye për t’u ndierë të kërcënuara nga kjo marrëveshje.
"Nëse vendet e Gjirit nuk do ta sulmojnë Iranin, atëherë përse duhet të ndihen të kërcënuara? Kjo është thjesht një pajisje mbrojtëse”- shprehet Kremlini zyrtar.
Sipas tyre, Arabia Saudite, rivali më i egër i Iranit në rajon, kishte tentuar shpesh dhe me vendosmëri për të bllokuar dërgimin e këtyre pajisjeve mbrojtëse në Iran.
