Maqedoni

Grupi i punës, fillon diskutimi për Ligjin për media

09.11.2015 17:06

Grupet e punës kanë vazhduar sot diskutimet rreth çështjes së mediave, që është pika e 6 e Marrëveshjes së Përzhinës...

Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen negociata për përbërjen e Agjencisë së Mediave dhe infrastrukturës ligjore që rregullon çështjen e mediave.
 
Ndërmjetësi ndërkombëtar, Piter Vanhojt, ishte i vetmi që u deklaruar për gazetarët para fillimit të takimit të Grupit të punës.
 
Pa dhënë ndonjë hollësi rreth asaj që po bisedohet konkretisht, Vanhojt sqaroi shkurt se në takimet e grupeve të punës po diskutohet çështja e mediave, që është e lidhur me Ligjin për informatat.
 
Ky diskutim, sipas tij, është me rëndësi sidomos në pjesën ku flitet për rolin e servisit publik dhe  përforcimin e pavarësisë së tij, si dhe përbërjen e Agjencisë për Shërbime Audio-vizuele.