Frika nga terrorizmi, “Uashington Post”:IS-is ka hyrë në Ballkan
“IS-is ka hyrë në Ballkan”. Kështu shkruan prestigjiozja “Uashington Post”, duke iu referuar informacioneve të shërbimeve të inteligjencës...

“IS-is ka hyrë në Ballkan”. Kështu shkruan prestigjiozja “Uashington Post”, duke iu referuar informacioneve të shërbimeve të inteligjencës, sipas të cilave, “Shteti Islamik” mund të infiltrohet dhe destabilizojë Ballkanin.
Sipas “Uashington Post”, inteligjenca kroate ka identifikuar një lider të mundshëm të IS-it, që është vendosur në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, dhe ka nisur të organizojë shumë luftëtarë islamikë, që janë larguar nga Ballkani për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik” ose Frontit “Al-Nusra” të “Al-Kaedws” në Siri dhe Irak, dhe tani janë kthyer në vendlindje.
Shqetësimet janë rritur edhe më shumë për shkak të krizës së refugjatëve që po përhapet gjithandej Evropës, por zyrtarët e sigurisë në Ballkan shqetësohen se një celulë e fjetur e IS-is do të mund të kthehet në rajon e maskuar me refugjatë sirianë që kërkojnë azil.
Një video e shfaqur në qershor nga krahu i propagandës së IS-it, reagon dhjetëra luftëtarë nga Ballkani në Siri që kërcënohen me xhihad në Ballkan.
Në video kishte referencë edhe për luftën e prirë amerikane kundër Serbisë në vitet nëntëdhjetë dhe u bëhej thirrje islamikëve në Ballkan për t’iu bashkuar luftës në Siri ose të ndërmarrin aksione në vendlindje.
“Vendosni bomba nën makina, eksplodoni shtëpi, helmoni ata, mbytni gjithkund”- bën thirrje një luftëtarë në incizim. Shërbimi për Kërkime i Kongresit amerikan pretendon se 330 luftëtarë të IS-it në Siri janë nga Bosnja, 100 deri 150 nga Kosova, 90 nga Shqipëria, 50 deri në 70 nga Serbia dhe disa dhjetëra nga Maqedonia. Rreth pesëdhjetë luftëtarë besohet se janë vrarë në fushëbeteja dhe rreth 100 të tjerë janë kthyer në vendet e lindjes në Ballkan.
GAZMEND REXHEPI
