Maqedoni
Prej orës 05:00 deri në ora 18:00 mbyllet për komunikacion aksi rrugor motel Maqedonia deri në Gradsko
09.11.2015 19:51
Për shkak të nevojave për xhirimin e filmit francez në produksion të Manufaktura, pjesa nga autostrada A1 në aksin nga moteli "Maqedonia" e deri në Gradsko...

Për shkak të nevojave për xhirimin e filmit francez në produksion të Manufaktura, pjesa nga autostrada A1 në aksin nga moteli "Maqedonia" e deri në Gradsko nesër do të mbyllet për komunikacion prej orës 5:00 e deri në orën 18:00. Komunikacioni do të rikahëzohet në rrugën e vjetër me sinjalizim adekuat.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
