Komisari Han sot do t’i prezantojë progresraportet para PE-së
Progres-raportet për progresin e vendeve nga procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian në kuadër të eurointegrimeve, midis të cilëve edhe Republika e Maqedonisë, mbrëmë u miratuan përmes rrugës me shkrim në Komisionin Evropian, ndërsa sot eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han do t’i prezantojë para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian...

Zyrtarisht nuk është konfirmuar koha se kur Hani do t’i prezantojë raportet në konferencë shtypi, por pritet që këtë ta bëjë nesër rreth orës 14.
Informatë e vetme e njohur zyrtare është se Hani nesër rreth orës 9 në mëngjes duhet t’i prezantojë raportet para eurodeputetëve të angazhuar për çështje të marrëdhënieve të jashtme të PE-së.
Sot eurokomisioni nuk dëshiroi të konfirmojë se nëse komisari për negociata për zgjerim këtë publikisht do ta bëjë edhe para gazetarëve siç është praktiku për çdo vjet.
Zëdhënësja e Komisionit evropian Margaritis Shinas vetëm konfirmoi se për sonte është caktuar vendosja për raportet në nivel të shefave të kabineteve të komisarëve, por nuk konfirmoi se nëse nesër ato edhe publikisht do të liferohen.
Sipas informatave, Han megjithatë nesër edhe publikisht do t’i publikojë raportet, në të cilët deri në moment të fundit është e panjohur se si KE-ja do ta kushtëzojë rekomandimin deri te Këshilli Evropian për të shtatë herë me radhë që t’i ndajë datë për negociata për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
