MARRËVESHJA POLITIKE

Parlamenti i jep dritë të gjelbër pakos së ligjeve

10.11.2015 08:19

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar pakon e ligjeve që parashikohen me Marrëveshjen e Përzhinës...

Pak minuta para mesnate, ka marrë dritë të gjelbër  Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, Ligji për mbrojtjen e privatësisë, Ligji për mbrojtjen e informatorëve dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, si dhe për vendimin për themelimin e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet, të shtruara prej një grupi deputetësh, kodin Penal dhe Ligjin për qeverinë.

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti u shpreh e kënaqur që pakoja me ligjet që dalin nga Marrëveshja e  Përzhinës, u votua para publikimit të Raportit të KE-së për progresin e vendit. Sipas saj, këto ligje u  shndërruan në kritere politike shtesë për Maqedoninë.

Ajo gjithsesi shfaqi rezervë se me votimin e këtij Kodi zgjedhor dhe ndërrimin e funksionimit të KSHZ-së do të anashkaloyhen të gjitha  parregullsitë në të ardhmen.

Deputeti i pavarur Zylfi Adili tha se me këtë ligj nuk janë arritur qëllimet e votuesve shqiptarë dhe nuk sillet asnjë ndryshim  prej ligjit paraprak në pjesën e votimit të diasporës. Ai e kontestoi korrigjimin e Listës zgjedhore me vendimet e propozuara. 

Sot pritet edhe votimi i emrave të ministrave dhe zëvëndës ministrave të rinj sipas marrëveshjes së Përzhinës.