Promovim i mbjelljes së drunjve
Nën moton "Mbill sukses" sot në Shkollën e Mesme për Bujqësi dhe Veterinarisë "Vëllezërit Milladinovci" në komunën e Kisella Vodës (lagjja Draçevë) do të mbahet mbjellje promovuese e drunjve në suaza të aksionit të 16-të "Dita e drurit - vjeshtë 2015"...

Siç paralajmërojnë organizatorët, në fushatë këtë vit theksi është vendosur te nxënësit e shkollave të mesme nga qyteti i Shkupit, të cilët gjatë fushatës promovuese të titulluar "Mbill ardhmërinë e Shkupit", në vazhdimësi do të mbjellin drunj në oborret e shkollave dhe do ta gjelbërojnë mjedisin e tyre.
Në aksion do të kyçen edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajnovski dhe përfaqësuesit nga sektorët për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe arsimit të cilët do të mbjellin pemë nëpër shkollat e mesme së bashku me sportistë të njohur dhe të suksesshëm, shkrimtarë, persona të estradës, piktorë etj.
Fushata mediale do të përmbushet me mbjellje promovuese dhe aktivitete deri në ditën e mbajtjes së aksionit të 16-të "Dita e drurit - vjeshtë 2015" i cili pritet të jetë në gjysmën e dytë të nëntorit. (mia.mk)
