Ndryshimet e ligjeve për tatimin personal dhe qarkullimin pagesor në seancën e 71-të kuvendore

10.11.2015 08:28

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 71-të në rendin e ditës të së cilës janë ndryshimet e ligjeve për tatim personal, për qarkullimin pagesor dhe për rezervat e obligueshme të naftës, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar...

Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për disiplinë financiare, të Ligjit për shitje të tokave bujqësore në pronësi shtetërore dhe të Ligjit për toka bujqësore, në lexim të parë, si dhe për ndryshimet e Ligjit për rrugë.

Në rendin e ditës është edhe propozim-ligji për plotësime të Ligjit për mbrojtje, si dhe ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të dyja në lexim të parë.

Në vazhdimin e kësaj seance kuvendore deputetët do ta shqyrtojnë edhe propozim-ligjin për amnisti, të parashtruar nga 11.069 votues, si dhe raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve dhe për gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencën e fëmijëve në vitin 2014.

Disa kërkesa për dhënie të interpretimit autentik  të anëtarëve të ligjeve gjtihashtu janë në rendin e ditës të seancës së 71-të kuvendore.

Seancë do të mbajë edhe komisioni për vetëqeverisje lokale në të cilën në rendin e ditës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, në lexim të dytë. (mia.mk)