Zvogëlohet ndotja e ajrit në Shkup, Tetovë, Kavadar dhe Kërçovë
Në Tetovë, Kavadar, Kërçovë dhe në komunat e Shkupit, Lisiçe dhe Qendër mëngjesin e sotëm përqendrimet e grimcave PM10 janë mbi të lejuarën, por më të ulëta se ditët e mëparshme....

Në orën tetë stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor tregojnë përqendrim prej 230 mikrogramë për metër kub në Tetovë, Manastir 149, Kavadar 78, Kërçovë, 46, Lisiçe 73 dhe në Qendër 44.
Në Karposh, Gazi Babë dhe Rektorat përqendrimet janë nën maksimumin e lejuar nga 35 mikrogramë për metër kub.
Shkupi me qëllim për të zvogëluar ndotjen nga pardje ka filluar me trajtimin e rrugëve me acetat magnez kalcium. Aksioni ka filluar nga bulevardi, "Shën Klimenti i Ohrit "dhe rrugët" Shën Cirili dhe Metodi" dhe "Jordan Mijalkov", ndërsa së shpejti do të shtrihet edhe në lokalitete të tjera. (mia.mk)
