Golden State vazhdon pa disfatë

10.11.2015 11:02

Kampionët e NBA-së, Golden State, regjistruan fitoren e tetë këtë sezon, në poaq ndeshje të zhvilluara, duke mbetur kështu me efekt të qinpërqind...

Kësaj rradhe, ishin më të sukseshëm se Detroiti, që e mundën pa shumë vështirsi me 109:95. Pistonsat u mbajtën deri në periudhën e fundit të sfidës, por në fund nuk ia dolën.

Te Voriorsat, kësaj rradhe koshashënues më i mirë ishte Klay Thompson me 24 pikë, ndërsa Stephen Curry regjistroi më së paku pikë këtë sezon, “vetëm” 22. Deri më tani, kishte mesatare prej 35.5 poena për ndeshje.

LA Clippers, pas një finishi shumë interesant, ia doli të fitoj Memphisin me 94:92. Gjatë epërsisë së Clippersave me tri pikë, u bë faul ndaj Marc Gasolit, I cili ishte preciz vetëm në orvatjen e parë, por pas të dytës, erdhi kërcimi ofenziv dhe u bë faul I ri, ku kishte dy gjuajtje të lira për vazhdime. Megjithatë, spanjolli edhe njëherë ishte I saktë vetëm në orvatjen e parë, ndërsa Clippersat pastaj ishin më syqel dhe e siguruan fitoren. Basketbollist më I mirë I takimit ishte Blake Griffin, me dabëll dabëll prej 24 pikë e 12 kërcime.

Nga ndeshjet tjera, veqojmë fitoren e Minesotës ndaj Atlantës, si dhe ate të San Antonios ndaj Sacramentos. (Mustafa Ademi, TVM2)