Hillary Clinton favorizohet nga elektorati hispanik në SHBA

10.11.2015 12:07

Ish Sekretarja e Shtetit (2009-2013), së fundi akumuloi rezultate pozitive, me rreth 61% favorizuese ndaj saj...

Para kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, është favorite te shumica e votuesve latinë në 14 shtetet kyçe për zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e ardhshëm, thuhet në një sondazh të fundit.

Ish Sekretarja e Shtetit (2009-2013), së fundi akumuloi rezultate pozitive, me rreth 61% favorizuese ndaj saj, që është më i larti nga krejt para kandidatët e tjerë, thotë sondazhi i “Latino Decisions” dhe i “ImpreMedia”, që u publikuan në të përditshmen e Kalifornisë, “Opinion”.

Sipas këtij studimi që mati imazhin “favorizues ose jo favorizues” të kandidatëve të ndryshëm për president nga të dyja partitë, popullariteti i Clintonit është i ngjashëm te meshkujt dhe femrat latine, por më shumë te këto të fundit – rreth 68% dhe 54% te meshkujt latinë.

Senatori i pavarur i shtetit Vermont, Bernie Sanders, sipas këtij sondazhi, del të jetë i dyti.

Nga ana e republikanëve, ish guvernatori i Floridas, Xheb Bush, ka një imazh prej 42%, porse te hispanikët është jo favorizues – me vetëm 37%.

Magnati Donald Trampi ka një popullaritet të keq te bota latine te këto shtete: 71% e tyre kanë vlerësim negativ për të, nga të cilët, 67% e cilësojnë atë si “shumë jo favorizues”.