Hysaj në formacionin më të mirë të javës në Serinë A
Mbrojtja e Napolit ka një lider të ri dhe ai është Elseid Hysaj. Futbollisti shqiptar po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e kaltër...

Në 7 ndeshjet e fundit të Serisë A Napoli ka pësuar vetëm 2 gola dhe për këtë një meritë të madhe e ka padyshim ai Elseid Hysaj.
Edhe në ndeshjen ndaj Udineses, 21-vjecari nga Shkodra ishte një prej më të mirëve në fushë për formacionin e Muarizzio Sarrit që nuk pësoi sërish gol. Paraqitja e Hysajt është vlerësuar sëtepërmi edhe nga mediat ndërkombëtare madje faqja e njohur Goal.com e ka përfshirë ish lojtarin e Empolin në 11-shen më të mirë të javës në Serinë A italiane.
5 milionët Eurot e shpenzuara nga Napoli për një lojtar si tashmë duken pak, edhe pse në transferimin e Hysajt te skuadra e presidentit Aurelio De Luarentis ndikoi edhe trajneri Maurizzio Sarri.
Ky i fundit e lancoi 21-vjecarin në nivelet më të larta të futbollit italian duke i dhënë shumë kur të dy ishin pjesë e Empolit.
Për tu kthyer te paraqitja e shkodranit në fundjavën që sapo lamë pas, Hysaj ndaj Udineses zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke qenë gjithmonë konstant në krahun e djathtë të mbrotjes.
Asnjë hapsirë për kundërshtarët dhe shpërblimi për mbrojtësin shqiptar vjen me praninë në formacionin më të mirë të javës nga Goal.com.
Hysaj është vendosur në krahun e djajthtë të mbrojtjes ndërsa reparti i prapavijës kompletohet me Handanovic në portë, Acerbin ,Blanchard dhe Evran në mbrojtje. Qëndra e mesfushës përbëhet nga Kondogbia dhe Borja Valero ndërsa Ilicic, Bernardeschi dhe Lazovic mbështesin sulmuesin e vetëm Gonzalo Higuain.
