Bunjaki grumbullon 19 futbollistë për miqësoren me Shqipërinë

10.11.2015 14:21

Janë 19 futbollistët e grumbulluar nga trajneri i përfaqësues së Kosovës Albert Bunjaki për miqësoren festive të 13 Nëntorit ndaj Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës...

2 janë risitë në listën e trajnerit Bunjaki ndërsa mund të jenë tre futbollistët që pritet të debutojnë në këtë ndeshje me fanellën  e Kosovës, pasi sulmuesi i Brondby-it Elbasan Rashani edhe pse është thirrur në përfaqësuese edhe më herët nuk ka luajtur ende asnjë minutë.

Për herë të parë në përfaqësuesen e Kosovës për miqësoren ndaj Shqipërisë janë grumbulluar mbrojtësi i talentuar Alban Pnishi dhe mesfushori i Lucernës Hekuran Kryeziu që në të shkuarën ka luajtur edhe me përfaqësuen e 19-vjecarëve të Zvicrës. Nuk mungojnë emrat e rëndësishëm në listën e Bunjakit.

Kështu edhe në miqësoren vëllazërore ndaj kombëtares kuqezi, Kosova do të udhëhiqet nga lojtarë të tillë si portieri Samir Ujkani, mbrojtësit Loret Sadiku ,Ilir Berisha, Avni dhe Fanol Përdedaj, mesfushorët Enis Alushi, Mërgim Brahimi, Laert Paqarada pa harruar këtu dhe një prej futbollistë më të mirë shqiptar sic është Bernard Berisha i Skëndërbeut.

Edhe në sulm nuk mungojnë lojtarët me peshë me Besar Halimin e FSV Frankfurtit, Bersant Celinën e Manchester City apo Shpëtim Hasanin e Sundsvall në kampionatin suedez.

Në sfidën e 13 Tetorit Kosova vjen pas fitores së pastër 2-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale ndërsa Shqipëria pas triumit historik përballë Armenisë që e kualifikoi kombëtaren kuqezi në europianin francez.