Kulturë

Tetova filloi festimet për 28 nëntorin

10.11.2015 15:01

Komuna e Tetovës filloi sot festimet për festat e nëntorit...

Edicioni i tretë i manifestimit "Tetova Feston Nëntorin 2015", bart një shumëllojshmëri të ngjarjeve kulturore, artistike dhe sportive.
 
Ky manifestim organizohet nën patronazhin e Komunës së Tetovës, e cila  konsideron se arti dhe kultura janë pjesë të pandashme e zhvillimit të përgjithshëm të Tetovës,  që rrisin vlerën dhe peshën e tij.
 
Manifestimi “Tetova Feston Nëntorin 2015” është një manifestim kulturor i konceptuar që të promovojë të gjitha format e artit, përfshirë këtu muzikën klasike, artin pamor dhe atë të shkruar, teatrin, koncerte folklorike, si dhe performanca të shumë artistëve të mirënjohur shqiptarë edhe në skenat ndërkombëtare si Inva Mula dhe Mirush Kabashi.
 
Komuna e tetovës fton  të gjithë qytetarët të jenë pjesë e përzgjedhjes së gjërë të ngjarjeve kulturore që rruajnë, promovojnë dhe kultivojnë vlerat tona.