Botë
Turqia do t’iu përgjigjet kërcënimeve nga Siria
10.11.2015 17:06
Turqia do t’i përgjigjet me sulme ajrore ose tokësore çdo kërcënimi që vjen nga Siria fqinje, ka thënë kryeministri turk, Ahmet Davutoglu...

Në një intervistë për Televizionin Shtetëror turk ai ka thënë se ka biseduar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për një strategji të re kundër grupit ekstremist të “Shtetit Islamik”.
Turqia fajëson militantët e “Shtetit Islamik” për sulmet në Ankara, muajin e kaluar, në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 veta.
Ndryshe, mediat e Turqisë kanë raportuar se 38 persona të jashtëm, përfshirë gra dhe fëmijë, janë arrestuar në rajonin jugor Adana, të dyshuar se planifikonin kalim ilegal në Siri, me qëllim që t’i bashkoheshin grupit militant “Shteti Islamik”.
LEUNORA KALIQI
