Botë

Erdogan: Aleatët e Turqisë me ide për zonë të sigurt në Sirinë Veriore

10.11.2015 18:43

Aleatët e Turqisë në luftën kundër Shtetit Islamik (SHI) afrohen deri te ideja për krijimin e zonës së sigurt në Siri...

Aleatët e Turqisë në luftën kundër Shtetit Islamik (SHI) afrohen deri te ideja për krijimin e zonës së sigurt në Siri, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
 
Ai theksoi se është vërejtur zhvillim pozitiv për çështjen për zonën e ndaluar për fluturime dhe kryerje të operacioneve ajrore.
 
Erdogani, gjithashtu, theksoi se Turqia nuk do të tolerojë rritje të numrit të luftëtarëve kurdë në perëndim të lumit Eufrat. Ankaraja druan se kjo do të mund të sjell deri në krijimin e korridorit të kurdëve në afërsi të kufirit jugor./mia