Caktohet seanca për ndryshimet në qeveri
Kryeparlamentari Trajko Veljanoski për sot pasdite ka caktuar seancën për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave, sipas marrëveshjes së takimit të fundit të liderëve dhe marrëveshjes së Përzhinos...

Në rend dite të kësaj seance janë Propozimi për zgjedhje të ministrave dhe zëvendësministrave me çka edhe LSDM bëhet pjesë e qeverisë pasi për ministër të Punëve të Brendshme propozohet Oliver Spasovski, ndërsa minister i Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski.
Zëvendësministrat gjithashtu nga radhët e opozitës do të jenë Aleksandar Kiracovski në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Lupço Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë dhe Kire Naumov në Ministrinë e Financave.
Pritet në seancën e sotme të plotësohet edhe vendi ministror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike pas dorëheqjes së mëparshme të Ivo Ivanovski.
Qeveria për këtë funksion e propozon zëvendësministren e deritanishme Marta Arsovska-Tomovska. Paraprakisht Kuvendi në duhet t'i konstatojë dorëheqjet e parashtruara të ministrit aktualë të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Mitko Çavkov dhe Dime Spasov. (Gyltene Sinani, TVM2)
