Forum për menaxhmentin e kuadrit

11.11.2015 09:29

Biznes Qendra e Rajonit planor të Shkupit, Komuna e Aerodromit dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOM) organizojnë "Forum dyditor për menaxhmentin e kuadrit"....

Ekspertë, përfaqësues të bankave, menaxherë dhe njohës të kësaj sfere do të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e kompanive, si dhe për kuadrin e punësuar si faktor kyç për suksesin e kompanisë.

Forumin do ta hapin përfaqësuesja e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit të Shkupit, Rozeta Arsovska, drejtori ekzekutiv i LOM Mitko Aleksov, si dhe një përfaqësues i Komunës së Aerodromit.

Pjesëmarrësit do të kenë prezentime dhe do të debatojnë për temat aktuale të menaxhmentit kadrovik, për menaxhimin me talente, trendet në tregun e punës, zhvillimin personal të të punësuarit dhe kouçingut, inteligjencën sociale, ballafaqimin me karakteret e vështira në punë si dhe për rikonstruimin e organizatës për vendosjen e sistemit të shpërblimeve dhe avancimin në vendet e punës. (mia.mk)