Kandidatët republikan për president zhvilluan debat televiziv

11.11.2015 09:39

Tetë kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar të martën një debat televiziv...

Migracioni, ekonomia dhe pozita e Shteteve të Bashkuara në botë kanë qenë tema kryesore. Mospajtimet më të mëdha kanë pasur të bëjnë me migrantët pa dokumente në ShBA.

Kandidati, Donald Trump, ka propozuar dëbimin e 11 milionë migrantëve të tillë. Ish-guvernatori i Floridës, Xheb Bush, ka thënë se dëbimi do të ndante familjet në gjysmë.

Kandidatët kanë qenë të ndarë edhe për rolin e ShBA-së në Lindjen e Mesme, sidomos në luftën kundër militantëve të “Shtetit Islamik”. Zgjedhjet presidenciale në ShBA mbahen në nëntor të vitit 2016. (Rejhan Bushi-Metaj, TVM2)