Liderët e rajonit në konferencë zhvillimore në Srebrenicë

11.11.2015 09:41

Në Srebrenicë mbahet Konferencë dyditore investuese-zhvillimore "Srebrenica 2015", në të cilën do të prezantohen mundësi për investim në zhvillimin e zonave të ndryshme të qytetit, potenciale resurse të rajonit, si dhe volitshmëri të caktuara për investitorë potencialë...

Në Konferencë do të marrin pjesë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq, kryetari i RS Milorad Dodik, kryeministri i RS, Zhelka Cvijanoviq.

Pritet prania edhe e anëtarëve të presidencës së BeH-së, kryetarit slloven Borus Pahor dhe e kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.

Në konferncë do të mbajnë fjalim edhe ambasadorët SHBA-së, Holandës, Turqisë, Norvegjisë, Britanisë së Madhe, sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal, si dhe përfaqësues të OSBE-së.

Në Srebrenicë masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë për shkak të pranisë së liderëve shtetërorë. (mia.mk)