Numri i viktimave në zjarr në klubin e natës në Bukuresht arriti në 50 persona

11.11.2015 09:43

Numri i viktimave nga zjarri në klubin e natës së Bukureshtit "Kolektiv", që ndodhi më 30 tetor, tashmë është rritur në 50 persona, njoftoi sot gazeta "Romania libera"...

Herët në mëngjes ka vdekur edhe personi i cili u transferua për mjekim në Britaninë e Madhe.

Më shumë pacientë, të cilët e kanë humbur jetën gjatë disa ditëve të fundit, kanë pasur komplikime si rezultat i djegieve të marra.

Sipas profesorit Joan Lasker nga spitali për ndihmë emergjente "Floreske", pas ditës së pestë pason periudha më e rëndë për pacientët në gjendje kritike.

Agjencia TASS kumtoi se në një spital në Liverpul mbrëmë ka ndërruar jetë edhe njëri prej pacientëve të pësuar në zjarr, i cili ka pasur djegie mbi 60 për qind të trupit.

Disa shtete, në mesin e së cilave Holanda, Norvegjia, Zvicra, Austria, Belgjika, Gjermania dhe Izraeli, iu përgjigjën lutjes së autoriteteve rumune dhe u pajtuan që në spitalet e tyre të pranojnë të pësuar nga zjarri në Bukuresht. Në këto shtete janë transportuar 35 persona që kanë pësuar, ndërsa disa nuk mund t'i qëndronin udhëtimit, derisa të tjerë vdiqën në spitale lokale.

Ministria e Shëndetësisë së Rumanisë kumtoi se prej 76 të lënduarve të cilët ndodhen në spitalet në Bukuresht, 24 akoma ndodhen në gjendje kritike.

"Numri i viktimave mund të rritet dhe kjo javë është kritike për të pësuarit", deklaroi profesor Joan Lasker.