Botë

Tjetër tragjedi në Egje, 14 të vdekur, mes tyre 7 fëmijë

11.11.2015 11:43

Të paktën 14 persona, përfshirë shtatë fëmijë, kanë vdekur pasi një anije me emigrantë u mbyt në brigjet e Egjeut të Turqisë, teksa përpiqej të arrinte Evropën...

27 emigrantë u shpëtuan nga rojet bregdetare turke, pasi barka e tyre u fundos gjatë kalimit në mes të bregdetit turk dhe ishullit grek Lesbos, raportojnë mediat turke.

14 personat u gjendën të vdekur, duke pluskuar mbi ujë, ndërsa rojet bregdetare me anije dhe helikopterë kërkuan zonën përreth, duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit nga barkat prej druri.

Turqia ka tejkaluar Afrikën e Veriut, duke u bërë si vendkalim kryesor për refugjatët që shkojnë në Evropë.

Ajo aktualisht pret më shumë se 2.2 milionë refugjatë kryesisht nga Siria, e cila është e shkatërruar nga lufta.

GYLTENE SINANI