Vuçiq u përulet viktimave të Srebrenicës

11.11.2015 12:22

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë homazhe te memoriali i viktimave të Srebrenicës...

Vuçiq, i shoqëruar nga lideri mysliman i Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, ka vënë kurorë me lule në qendrën memoriale Potoçari.

Kjo është vizita e parë e Vuçiqit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës.

Atëbotë, Vuçiq është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga masa.

Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid. (REL)