Zbulohet një grup kriminel që ka kontrabanduar marijuanë

11.11.2015 13:35

Policia zbuloi një rast të trafikimi të palejuar me marijuanë që e ka kryer një grup i organizuar krinimel...

Janë arrestuar tre persona të cilëve gjykatësi në procedurë paraprake u ka caktuar masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa dy persona janë në arrati dhe nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes.

MPB-ja njoftoi se është parashtruar padi penale kundër M.A (32) A.A (37) dhe K.M (55) nga Shkupi, F.T (33) nga Struga dhe D.B (29) nga Shqipëria, të gjithë anëtarë të grupit kriminel, për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryere vepër penale "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë".

Më datën 5 të këtij muaj, rreth orës 20 në pikën pagesore Tetovë në rrugën rajonale Gostivar-Tetovë patrulla policore e ka ndaluar automjetin, të drejtuar dhe në pronë të të denoncuarit të tretë. Nën dyshimin se me automjetin transportohet drogë narkotike nga ana e nëpunësve policorë është bërë kontroll dhe me ç'rast në hapësirën e bagazhit është gjetur thesi i zi i mbushur me materie bimore.

Tërë materia  e marrë bimore është dorëzuar për analizë dhe ekspertizë me ç'rast është konfirmuar se bëhet fjalë për tre kilogramë marijuanë njoftoi MPB. (mia.mk)