Pesë persona janë vrarë në një sulm të PKK-së në Turqinë Juglindore
11.11.2015 14:02
Një qytetar turk është vrarë ndërsa një polic është plagosur në një sulm me bomba në Turqinë Juglindore mbi automjetin e blinduar policor, pas së cilit qëndrojnë kryengritësit kurdë, njoftuan mediet turke...

Sulmi është kryer në rajonin e qytetit Dargeçit, në qarkun Mardin. Derisa ka kaluar automjeti policor është aktivizuar një automjet-bombë, për të cilin është përcaktuar se është plaçkitur para 20 ditësh. Në vijim është operacioni për gjetjen e autorëve.
Në një sulm tjetër të PKK-së mbrëmë në qytetin Silopi, në qarkun Mardin, janë vrarë tre policë mbi automjetin e së cilëve është hapur zjarr.
Në qytetin Silvan, i cili këtyre ditëve është goditur prej përleshjeve, një ushtar është vrarë ndërsa një fëmijë është plagosur. (mia.mk)
