Maqedoni
Ndërtimet pa leje, qeveria vendos shtyrjen e afateve për legalizim
11.11.2015 15:30
Qeveria u ofron mundësi të re qytetarëve që t’i legalizojnë objektet e ndërtuara pa leje...

Në seancën e fundit të qeverisë janë përgatitur ndryshime të ligjit me të cilin propozohet vazhdimi i afatit për kompletimin e dokumentimit të dorëzuar, si dhe afat i ri për shtrimin e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.
“Kemi prolonguar afatizimin për legalizimin e objekteve pa leje, të gjithë ata që nuk kanë dorëzuar dokumentet për legalizim, këtë mund ta bëjnë deri më 31 mars të vitit 2016 me kërkesat deri te komunat, ku është ndërtuar objekti pa leje, me kusht që objekti të ishte ndërtuat më së voni deri më 3 mars 2011. Gjithashtu kemi prolonguar edhe afatin për dorëzimin e elaboratin gjeodezik edhe atë deri në 31.12 2016, prej ku afati paraprak ishte deri më 31. 12. 2015”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski.
“Sipas të dhënave që posedon kadastra, duke përfshirë edhe muajin e fundit, janë përgatitur 175 mijë elaborate, derisa në kadastrën për patundshmëri janë regjistruar 135 mijë e 500 objekte, ose rreth 75% të elaborateve. Komunat kanë sjellë vendim dhe i kanë dorëzuar në kadastër, me të cilat dorëzuesit janë bërë me fletë pronësi dhe për këtë afati i prolonguar u konvenon qytetarëve për të dorëzuar dokumentet për legalizim”- tha drejtori i Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive, Sllavçe Tërpevski.
Qeveria pret një shtim të numrit të kërkesave të reja për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Në afatin fillestar për shtrimin e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme janë dorëzuar 360.000 mijë kërkesa.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
