Maqedoni

Softuer i ri në ndihmë të mjekëve amë, rezultatet laboratorike në mënyrë elektronike

11.11.2015 16:41

Nga 16 Nëntori i vitit 2015 do të fillojë shkëmbimi elektronik i rezultateve laboratorike LU1...

Tanimë rezultatet e analizave të gjakut në mënyrë elektronike do të ngjiten në softuerin që e përdorin të dy palët, laboratorët dhe mjekët amë, dhe nuk do të ketë nevojë që pacienti të shkojë deri tek laboratori për t’i marrë rezultatet dhe më pas t’i dërgojë tek mjeku amë për t’u konsultuar.
 
Drejtori i Fondit Shëndetësor, Orhan Ramadani, theksoi se kjo procedurë do të jetë lehtësim për mjekët amë dhe për pacientët, si dhe realizim më i shpejtë i preventivës. 
 
“Nëse në sistem ekzistojnë rezultate laboratorike jo më të vjetra se 90 ditë, në pajtueshmëri me rregulloren për parandalim do të merren parasysh po të njëjtat rezultate, për ndryshe, pacienti do të udhëzohet për të bërë analiza të reja laboratorike. Kjo mënyrë e mbron edhe pacientin edhe sistemin shëndetësor”- deklaroi drejtori i FSHM-së, Orhan Ramadani.
 
Për ta stimuluar këtë aktivitet, Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë mjekëve amë ju jep shtesë 20% të kapitacionit në çdo muaj.
 
Implementimi i këtij softueri nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor mundëson integrimin e mjekëve amë dhe laboratorëve që kanë marrëveshje aktive me fondin.
 
Në mënyrë shumë efikase dhe për kohë të shkurtër  do të realizohet parandalimi i skrining programit dhe mundësia për t’u parë nëse pacienti ka potencial për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike, ose sëmundja e diabetit. 
 
REJHAN BUSHI-METAJ