Formula 1

Vettel: Ferrari e ka ngushtuar diferencën me Mercedes

11.11.2015 16:49

Gara e Meksikës duhej të ishte një hap i madh në zhvillimin e makinës dhe ngushtimin e distancës me Mercedes...

Gara e Meksikës duhej të ishte një hap i madh në zhvillimin e makinës dhe ngushtimin e distancës me Mercedes, por Ferrari nuk arriti të shënjestronte objektivin duke zhgënjyer me të dyja njëvendëshet. Për shymë arsye, gara e Meksikës ishte ndoshta më e dobëta për Sebastian Vettel dhe Ferrarin.
 
Kontakti me Ricciardon i kushtoi shumë 4 herë kampionit të botës që braktisi pistën. GJithsesi, gjermani duket i bindur se në dy garat e fundit, kokëkuqja mund të ndryshojë sjellje.
 
“Është e vërtetë që në Meksikë zhvillova ndoshta garën më të keqe të sezonit por në Brazil dhe Abu Dhabi do të japim gjithçka sepse objektivi jonë është që të afrohemi sa më shumë me kryesuesit. Në teori kemi mundësi për të fituar por nuk do të jetë e lehtë.
 
Ferrari ka bërë një punë të shkëlqyer sepse 8 apo 9 muaj më parë ishim më shumë se një sekondë të ngadaltë krahasuar me Mercedes, ndërsa tani jemi gjysmë sekonde ose ndoshta edhe më pak. Kemi punuar në mënyrën e duhur”.
 
Në krahun tjetër, Kimi Raikkonen përqëndrohet te gara e Brazilit ku për herë të fundit Ferrari fitoi titullin botëror në vitin 2007 pikërisht me pilotin finlandez në timon. Ai thekson se Interlagosi është një pistë dëfryese dhe gara e këtij sezoni do të dhurojë spektakël.