Futboll
“L’Equipe” zbardh bisedën telefonike të Benzema
11.11.2015 17:02
Pozitat e Karim Benzema kompromentohen edhe më shumë në këndvështrimin mediatik tashmë që e përditshmja sportive franceze L’Equipe...

Pozitat e Karim Benzema kompromentohen edhe më shumë në këndvështrimin mediatik tashmë që e përditshmja sportive franceze L’Equipe kompletoi tablonë me zbardhjen e plotë të përmbajtjes së telefonatës shantazhuese ndaj Valbuenës.
Biseda e regjistruar mbrëmjen e 6 Tetorit ka për protagonistë sulmuesin e Real Madridit dhe shokun e tij të fëmijërisë, i cili i pati kërkuar sulmuesit francez që të luante rolin e ndëmjetësit për zhvatjen e 150 mijë Eurove ndaj Valbuenas.
Përmbajtja e bisedës telefonike shfaq një Benzema që flet me mllef për shokun e tij të skuadrës, për të cilin thotë se mediat do ta “hanë të gjallë” në rast se kjo video publikohet dhe se përmbajtja e saj mund t’i shkatërronte karrierën, e ta masakronte profesionalisht. Sulmuesi i klubit spanjoll vijon bisedën me mikun e tij duke i shpehur atij përmbajtjen e bisedës që kishte zhvilluar personalisht me Valbuenan, ja si shprehet ai:
“Ia bëra të qartë, nuk dua asnjë ndërmjetës, as avokatë, miq apo polici në mes. Nëse do që video të shkatërrohet duhet të telefonosh mikun tim, ti personalisht askush tjetër në vendin tënd”
Më pas gjithnjë duke i treguar mikut të fëmijërisë bisedën që kishte patur me Valbuenan Benzema shton:
“Vabuena ishte i shqetësuar se mos video publikohej gjatë Europianit, i thashë se në fakt ky ishte momenti ideal për një skandal të tillë. Madje nëse unë do të kisha një video me përmbajtje të tillë, nuk do të të kërkoja as para do t’ia shisja atë direkt gazetarëve i thashë.Gjithsesi, ti edhe mund të mos paguash. Nëse ia rrëfen familjes dhe e zgjidh me ta më pas kjo do të jetë thjesht një cështje gosip edhe sikur video të publikohet. Unë mund të veproja edhe kështu, i thashë”.
Ky është thelbi i bisedës telefonike rreth 20 minuta të gjatë mes Benzemas dhe mikut të tij, i cili ka një të shkuar kriminale duke përfunduar disa herë pas hekurave për vjedhje. Gjithsesi, sjellja e sulmuesit nuk është ajo që pritet nga Kombëtarja Franceze lojtarët e të cilës, kanë nëshkruar një marrëveshje me teknikun Deschamps në vitin 2013 për të ruajtur një etikë shembullore.
Edhe pse shumë janë për përjashtimin e tij nga Kombëtarja, të tjerë kërkojnë pafajësinë e Benzemas për akuzën e ngritur ndaj tij si bashkëpuntor në shantazhim. Tashmë cështja vazhdon të jetë nën hetim, por pasojat e saj janë më të mëdha se sa vetë protoganistët.
