Maqedoni

Prej nesër deri më 26 nëntor rikahëzim i linjave të autobuseve 59, 59A dhe 59B

11.11.2015 18:50

Autobusët me numra 59, 59A dhe 59B prej nesër e deri më 26 nëntor do të rikahëzohen për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore...

Autobusët me numra 59, 59A dhe 59B prej nesër e deri më 26 nëntor do të rikahëzohen për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore të kanalizimit atmosferik në rrugët "Boca Ivanova" dhe "Aleksandar Urdareski".
 
Aautobusi me numër 59 në drejtim të varrezave qytetit në Butel (Kuçevishka Bara) nga udhëkryqi i rrugës "Butelska" me rrugën "Aleksandar Urdarevski" vazhdon nëpër rrugën "Aleksandar Urdarevski" deri në stacionin e fundit të autobusit 59, tek porta e dytë. Pastaj vazhdon deri në Kuçevishka Bara. Në drejtim të kundërt autobusët qarkullojnë nëpër rrugën e njëjtë të rikahëzuar.
 
Në fundjavë autobuset me numër 59A dhe 59B do të qarkullojnë nëpër këtë rrugë: Autobusi 59A në drejtim nga Lisiçe e Re drejt varrezave në Butel nga udhëkryqi i rrugës "Butelska" me rrugën "Aleksandar Urdarevski" do të vazhdoj nëpër rrugën "Aleksandar Urdarevski"  deri në stacionin e fundit të linjës 59, tek porta e dytë. Në drejtim të kundërt autobusët do të qarkullojnë nëpër rrugën e njëjtë të rikahëzuar.
 
Autobusi me numrin 59B nga drejtimi Kisella Vodë drejt varrezave të Butelit nga udhëkryqi i rrugës "Butelska" me rrugën "Aleksandar Urdarevski" do të vazhdoj nëpër rrugën "Aleksandar Urdarevski" deri në stacionin e fundit të linjës 59, tek porta e dytë.  Në drejtim të kundërt autobusët do të qarkullojnë nëpër rrugën e njëjtë të rikahëzuar./Mia