Maqedoni
Disa lagje të Shkupit nesër pa energji
11.11.2015 19:22
Nga ora 8:10 deri në orën 9:30 nesër pa energji do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Hasanbeg, një pjesë e Hangarit, komuna Gazi Babë, S Market, rruga për në fshatin Haraçinë...

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 14:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga Çarshia e Vjetër e Shkupit. Nga ora 9:15 deri në orën 16:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Radushë, Dvorci dhe Orashje, komuna Saraj.
Një pjesë e banorëve të Haraçinës pa energji elektrike do të jenë nga ora 8:10 deri në orën 10:00, ndërsa nga ora 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Lubanci, Lubeten dhe Bullaçan.
Në periudhën kohore prej orës 9:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Metohiska", "Guadalahara", "Indira Gandi" dhe "Relo Shestokrillo" në komunën Shuto Orizarë. Nga ora 9:00 deri në orën 12:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët "Ankarska" nr.29 ndërsa edhe rrugët "Mitropolit Teodosij Golloganov", nga nr.64 deri 72 në komunën Karposh.
Nga ora 6:30 deri në orën 7:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga tregu Kvantashki, fabrika "Metallski zavod-Tito", Karaorman, fshatrat Trubarevë, Hasanbeg, Inxhikovë dhe Maxhaeri në komunën Gazi Babë.
Pa furnizim me energji elektrike nesër do të jenë edhe banorët nga komunat Sopishte dhe Studeniçan. Nga ora 9.30 deri në orën 11:30 pa energji do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Çiflik, Sveta Petkë, Barovo, Sonje e Epërme, Rakotincë, Dobri Doll, Markova Sushica, gugorja Beroviq, si dhe objektet tjera afariste dhe joafariste në këto rajone.
Nga ora 9:00 deri në orën 11:00 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rrugët "Kosturski Heroi" dhe "Borka Taleski" nga komuna Qendër dhe fshati Agino Sello.
Siç informon QRMK - Shkup, ndërperjet janë për shkak të intervenimeve teknike në elektrosistem./Mia
