Forumi i parë diplomatik i CEI në Shkup
Forumi i parë diplomatik i Nismës Qendrore Evropiane do të mbahet sot në Shkup në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me CEI...

Siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, në forum fjalim do të mbajë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski si dhe drejtoresha e Akademisë diplomatike në kuadër të MPJ, Adelina Marku dhe zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Nismës qendrore evropiane, Erik Çernovic.
Në hapjen solemne mbrëmë fjalim pati presidenti i Republikës së Maqedonisë, i cili theksoi se vendet nga rajoni dhe nga Evropa Qendrore dhe Lindore po përballen me sfida të shumta, ndërsa vendimet për përballje me to duhet të kërkohen në bashkëpunimin rajonal dhe nismat rajonale.
Të rinjtë, tha Ivanov, duhet të jenë alarm zgjimi për nismat e tilla, të cilave duhet t'u japin kuptim të ri, por edhe t'i hedhin poshtë paradigmat e lidershipeve të vjetra dhe të krijojnë kushte më të mira për jetë në vendet e veta.
Fokusi në forumin diplomatik të CEI në Shkup është vendosur që mundësitë e nismave rajonale të vihen në funksion të të rinjve. (mia.mk)
