Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 71-të

12.11.2015 09:21

Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për disiplinë financiare...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 71-të me debat rreth ndryshimeve të Ligjit për rezerva të domsodoshme të naftës, Ligjit për tatim personal të të ardhuave dhe të Ligjit për qarkullim pagesor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për disiplinë financiare, në lexim të parë dhe Propozim ligji për amnisti, në lexim të parë, i parashtruar nga 11.069 zgjedhës. (mia.mk)