Fushatë e USAID-it për ndryshimet klimaterike
Në komunën e Bogovinës sot do të mbahet fushatë në kuadër të Projektit të USAID-it për strategjitë komunale për ndryshime klimaterike, i zbatuar nga Milieukontakt Maqedoni...

Qëllimi i fushatës është që të tregohet se ndryshimet klimaterike dhe shkatërrimi i mjedisit jetësor në masë të madhe janë rezultat i sjelljes së njeriut dhe prandaj përmes angazhimeve tona individuale, të gjithë ne mund t'i ulim kanosjet globale prej ndryshimeve klimaterike dhe me këtë t'ju ndihmojmë bashkësive tona lokale.
Fushata realizohet në kuadër të pesë fundjavave në dhjetë komunat ku zbatohet ky projekt: Studeniçan, Pehçevë, Dellçevë, Vinicë, Bogdanci, Krivogashtani, Prilep, Bogovinë, Mavrovë Rostushe dhe Tearcë, njoftojnë nga UASAID.
Fushata nesër do të zbatohet në komunën e Mavrovës Rostushes, ndërsa të shtunën në komunën e Tearcës.
