"Musalla soft" do ta publikojë vendimin për investim në Maqedoni

12.11.2015 09:30

IT Kompania bullgare "Musalla soft" sot do ta publikojë vendimin për investime në Maqedoni...

Vendimin do ta publikojnë, zëvendëskryeminstri Vlladimir Peshevski, zëvendësdrejtori i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit, Kliment Sheqerovski dhe kryetari i kompanisë bullgare për TI, Musalla Soft, Elena Marinova, në konferencë shtypi në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Investimin e paralajmëroi kryeministri, Nikolla Gruevski në fjalimin e solemnitetit me rastin e Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë - 23 Tetori.

"Musalla soft" ka regjistruar kompaninë në Shkup, ka huazuar hapësira dhe ka filluar me punësimin e kuadrit me kualifikime të larta. (mia.mk)