Me premierën e filmit "Tre ditë në shtator" fillon festivali "Sinedejs"
Me premierën e filmit "Tre ditë në shtator" të regjisorit maqedonas Darjan Pejovski sonte në kinemanë Milenium do të hapet Festivali i 14-të i filmit evropian Sinedejs. Filmi është në seleksion për një nga çmimet në Programin zyrtar...

"Tre ditë në shtator" është triler psikologjik, në të cilin të dy rolet kryesore të femrave përmes marrëdhënieve të ndërsjella i zbulojnë sekretet dhe traumat e tyre nga e kaluara.
Rolet i luajnë Irena Ristiq, Kama Tocinovski, Adem Karaga, Milica Stojanovska, Saletin Bilali, Kiril Korunovski, Aleksandar Mikiq, Goran Trifunovski, Fatos Kryeziu, Mentor Zymberaj, Blerim Çeriçi.
Festivali Siedenejs, i cili do të zgjatë deri më 21 nëntor, ofron më shumë se njëqind filma të përzgjehdur në disa programe: programi zyrtar, SineBallkan, Gala programi, dokumentar muzikor, filma të shkurtër të Letonisë dhe Maqedonisë dhe program të pasur shoqërues nga punëtoritë, koncertet dhe panel diskutimet.
Festivali do të mbyllet më 21 nëntor në kinemanë Milenium me filmin "Shishka Deluks" koproduksin i Maqedonisë në regji të Jan Cvektoviq.
Çmimet e festivalit janë në lartësi prej nga 5.000 euro për filmin më të mirë në konkurrencën zyrtare dhe filmi më i mirë në konkurrencën SineBallkan .
Çmimi i biletës është 150 denarë për projeksionet në kinemanë Milenium, 100 denarë për programin në kinemanë Frosina, ndërsa projeksionet në Kinemanë e xhepit janë falas. Këtë vit nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët do të kenë 50 për qind lirim për çdo biletë. (mia.mk)
