Sinjar, forcat kurde ofensivë për të rimarrë kontrollin
Forcat kurde në Irakun verior kanë nisur një ofensivë për të rimarrë në kontroll qytetin Sinjar, një qytet strategjik në afërsi të kufirit me Sirinë, nga militantët e të ashtuquajturit Shtetit Islamik...

Fushata është mbështetur edhe nga sulmet ajrore nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.
Marrja në kontroll e Sinjar-it, do të shkurtonte furnizimin mes qyteteve, Raka dhe Mosul, që janë në kontroll nga militantët e të ashtuquajturit, Shteti Islamik.
Kur qyteti kishte rënë nën kontrollin e IS-it, vitin e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz nga pakica fetare Jazidi ishin bllokuar, pasi ishin larguar në malin Sinjar.
Qindra njerëz janë vrarë dhe gratë Jazide janë përdorur si skllave seksi, nga militantët e IS-it.
Sulmi mbi Sinjar ishte një nga arsyet që SHBA-ja kishte filluar sulmet ajrore kundër pozicioneve të IS-it, në Irak në gusht të vitit 2014, duke zgjeruar fushatën ajrore edhe në Siri.
