Meta: Shqipëria, e gatshme për sfidën e emigrantëve

12.11.2015 12:09

Shqipëria është e gatshme të luaj rolin e saj në përballimin e sfidës me refugjatët, ka deklaruar kryetari i Kuvendit shqiptar, Ilir Meta, duke folur në konferencën mbi të drejtat e emigrantëve...

“Shqipëria po bën dhe do të bëjë përpjekje për të lehtësuar këtë problem. Ne jemi të gatshëm të përballemi me fluksin e refugjatëve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”- ka thënë Meta.

Duke e vlerësuar respektimin e të drejtave të njeriut si një tematikë kyçe, Meta ka theksuar se, çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare.

“Falënderojmë Avokatin e Popullit për punën që po bën në këtë drejtim. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, ka detyrimin të tregojë solidaritet, brenda mundësive të saj, në përballjen me këtë krizë humanitare”- ka shtuar Meta.