Rritet numri i turistëve dhe bujtjeve
Numri i turistëve në Maqedoni në shtator të këtij viti ka qenë 79.218, ndërsa numri i bujtjeve 184.262 që, sipas Entit Shtetëror për Statistikë, është rritje për 20 për qind tek turistët dhe 17,7 për qind tek bujtjet në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar...

Numri i turistëve vendor është rritur për 11,5 për qind, ndërsa i të huajve për 22,9, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve vendor është rritur për 3,8, ndërsa i të huajve për 24,3 për qind.
Në periudhën janar - shtator të vitit 2015, numri i turistëve është rritur për 11,2 për qind në krahasim me nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, tek ata vendor për 5,6, ndërsa tek të huaj për 15,4. Numri i bujtjeve, madje, është rritur për 9,1 për qind, tek turistët vendor për 6,2, ndërsa tek të huaj për 13,4 për qind. (mia.mk)
