Disa lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

12.11.2015 13:48

Nesër në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e bulevardit "Ilinden" nr. 9, në komunën Qendër, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve "Demir Trajko" dhe "Manço Mickov" në komunën Karposh...

Prej orës 8:00 deri në orën 9:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Haraçinë.

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Gjorçe Petrov" dhe rrethinë do të jenë pa furnizim elektrik prej orës 09:00 deri në orën 13:00. Prej orës 9:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të Çarshisë së Vjetër, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e objekteve  të vendosura në qarkun e fabrikës së mëparshme Staklara, në komunën Kisela Voda.

Pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 16:00 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Radushë, Dvorcë dhe Orashje, në komunën Saraj.

Në komunën Shuto Orizare prej orës 9:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Metohiska", "Indira Gandi", një pjesë e "Relo Shestokrilo" dhe një pjesë e "Guadalhara".

Pa energji elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve "Adam Mickieviç" dhe "Anton Panov", në komunën Gazi Babë.

Ashtu siç informon QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem. (mia.mk)