Maqedoni
Kopshti “Vesëza” në Çair, me kënd të ri lojrash
12.11.2015 14:43
Në kopshtin “Vesëza”, në kuadër të objektit “Fidani” në Çair, u lëshua në përdorim këndi i ri zbavitës për fëmijë...

Qëllimi i këtij këndi lojrash është që fëmijët qëndrimin e tyre në ambient të hapur ta kenë më atraktiv.
Drejtoresha e Çerdhes “Fidani” theksoi se kjo për fëmijët e kopshtit “Vesëza” është e rëndësishme si në aspekt fizik, por edhe atë psiqik.
“Ky kënd ka në rëndësi shumë të madhe për fëmijët, të cilët janë të mahnitur për lodrat e reja që tani posedojnë në kopsht. Ne si profesionistë jemi të vetëdijshëm për dobitë e mëdha që kanë këto rekuizita tek fëmijët në shëndetin dhe zhvillimin e tyre fizik dhe psiqik dhe tani qëndrimi i tyre jashtë do të jetë më i pasur, më i begatshëm dhe më i hareshëm”- theksoi drejtoresha e çerdhes “Fidani”, Rabije Loku.
“Gjërat që ne i kemi parë janë të njerëzve dhe bizneseve të ndryshme. Duke bashkëpunuar dhe duke kontribuar për një qëllim të përbashkët, ne në “Linken Kross” jemi të përkushtuar të punojmë për zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe për përmirësimin e bizneseve të shkollave”- tha Deivid Kuper nga Organizata Joqeveritare “Link Kross”.
Këndi i ri zbavitës në Kopshtin “Vesëza” është donacion nga Organizata Joqeveritare “Linkros”.
REJHANE BUSHI-METAJ
