Life Style

Tradhtia, duhet apo nuk duhet ta tregoni?

12.11.2015 15:03

Tradhtia është një nga shkaqet kryesore të problemeve në marrëdhëniet në çift...

Nëse pranimi i aktit mund të shkaktojë reagime të ndryshme, “e pathëna” shpesh krijon një klimë dyshimi. Pra, a duhet folur në një rast të tillë?
 
Ju ende nuk e dini se çfarë ka ndodhur, por ja që keni qenë të pabesë ndaj partnerit/es suaj. Dhe tashmë gjendeni në dilemën për t’ia thënë ose jo!
 
Sipas disa revistave femërore, “më mirë të jeni besnik, nëse nuk dini të mbani gojën mbyllur”.
 
Atëherë ju duhet të flisni apo të tregoheni të qetë pas një tradhtie? Sipas Gérard Decherf, doktor i psikologjisë në Paris, marrëdhëniet varen nga personaliteti.
 
“Ka tri nivele të ndryshme evolucioni tek individët”, saktëson ai. Çdo person reagon sipas nivelit të tij të evolucionit.
 
Personaliteti narcisit: mos tregoni asgjë
 
Xhentil? Sinqeriteti përpara çdo gjëje.
 
Narcisit-pervers? Tregoni që ta shihni të vuajë./tetovasot